Kupa e Botës 2022

Pulisic: Në Kampionatin tjetër Botëror do kthehemi më të fortë

12/04/2022 18:48
nga:E K

Christian Pulisic ka reaguar pas eliminimit të ShBA nga Kupa e Botës.

Kombëtarja e ShBA u eliminua në fazën e 1/16-ës së finales, pasi u mposht nga kombëtarja e Holandës.

Pas këtij eliminimi, disa fjalë ka thënë Christian Pulisic, lojtari më i mirë i ShBA.

“Ky eliminim do të dhemb për një kohë të gjatë, por jam falënderues ndaj skuadrës dhe të gjithëve që na përkrahën në këtë kohë”, ka thënë Pulisic.

“Një ëndërr e gjatë e kthyer në realitet kjo për të përfaqësuar vendin tim në një Kampionat Botëror. Do të kthehemi”, shtoi ai.

Këto fjalë, Pulisic i ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’.