Sporti

Pulisic jep dritën jeshile për transferim në Milan

06/28/2023 20:12
nga:Genita C

Christian Pulisic mund të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar.

Ylli amerikan mund të largohet nga Chelsea, teksa po kërkohet me ngulm nga ekipi italian, AC Milan.

Madje, siç raporton Sky Italia, Pulisic e ka dhënë dritën jeshile për një kalim në “San Siro”.

Krejt çfarë ka mbetur është që të dy klubet të mirren vesh për çmimin e kartonit të futbollistit.