Sporti

Pulisic i lumtur për debutimin e tij fantastik në Serie A: Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e këtj ekipi

08/22/2023 08:20
nga:Mergim Rreci

Christian Pulisic ishte i emocionuar pas debutimit fantastik në Serie A.

Sulmuesi nuk mund të kishte kërkuar një debutim më të mirë në fitoren 2-0 si mysafir ndaj Bologna-s, duke zhvilluar një ndeshje fantastike, madje edhe duke realizuar gol, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një fillim fantastik, sigurisht. Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e këtij ekipi”, tha Pulisic për DAZN.

“Dy golat e hershëm na ndihmuan vërtet, sepse ishte një lojë e vështirë pas kësaj. Për mua personalisht një fillim i mrekullueshëm, mirë për të shënuar një gol, ndërsa një portë e pastër dhe një fitore janë gjithmonë të mira”, përfundoi ai.