Sporti

Pulisic e nisi për mrekulli tek Milani, e barazon rekordin e legjendës Shevchenko

08/28/2023 13:35
nga:L J

Milani arriti një fitore bindëse 4:1 në shtëpi ndaj Torinos në ndeshjen e xhiros së dytë të Serisë A. Dy gola shënuan Olivier Giroud dhe dy herë për kuqezinjtë realizuan Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.

Goli i amerikanit ishte i dyti për Milanin në kampionatin italian, pasi Pulisic shënoi edhe në fitoren 2-0 si mysafir ndaj Bolognas, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke bërë këtë, Pulisic u bë vetëm lojtari i pestë i AC Milan në epokën e tre pikëve që shënon në dy ndeshjet e tij të para në Serie A.

Para tij, të njëjtën gjë bënë vetëm Oliver Birkhoff, Andrii Shevchenko, Mario Balotelli dhe Jeremy Menez.