Sporti

Pulisic afër transferimit te Milan

06/30/2023 23:45
nga:E K

Christian Pulisic pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Futbollisti amerikan nuk është i preferuar te skuadra londineze, ku nuk ka mundur ta gjej vetën që kur u transferua gjatë vitit 2019.

Në sezonin e fundit, Pulisic kishte probleme edhe me lëndime, gjë që shtyer drejtuesit e Chelseas ta vënë në listën e largimeve.

Sipas asaj që raporton “Foot Mercato”, lojtari tashmë ka një marrëveshje me skuadrën e Milanit.

Aktualisht klubet po zhvillojnë negociata për të përfunduar transferimin e Pulisic në “San Siro”.