Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka komentuar mbi ndikimin e Richard Grenell në politikën e Kosovës, duke se roli i tij ka pësuar një zbehje të ndjeshme, raporton GazetaBlic.
Pula theksoi se ndërhyrjet e Grenell kanë cenuar demokracinë në Kosovë, jo për rrëzimin e një qeverie nga aktorët politikë vendorë, por për shkak të ndikimit në legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve.
“Richard Grenell, tashmë është zhveshur edhe nga çertifikata e sigurisë dhe natyrisht që ka një zbehje të rolit të tij, për sa i takon ndikimit që dikur ai ka pas. Është e vërtetë që ndërhyrjet e tij kanë cenuar rëndë demokracinë në Kosovë, jo për faktin se ka rrëzuar një qeveri me akterë politik vendor, por për faktin se ka ndërhyrë në legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, tha Pula.
Ai shtoi se Kosova nuk ka ndërmarrë veprime që shkelin Kushtetutën e SHBA-ve dhe se Grenell nuk duhej të kishte ndikuar në delegjitimin e asnjë qeverie.
“Ne, si Republikë e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kemi marrë veprime që bien ndeshë me frymën e Kushtetutës së ShBA-ve. Grenell, nuk do të duhej të ndikonte në delegjitimin e asnjë qeverie, pa përjashtim, sepse është rezultat i vullntetit politik të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai për GazetaBlic.


