Lajme

Pula: Takimi sot në Bruksel s’do të ketë asnjë epilog!

10/24/2024 12:38
nga:Y I

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen sot në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet tashmë kanë filluar dhe janë duke u zhvilluar të ndara.

Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic” njohësi marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Pula tha se ky takim nuk do të ketë asnjë epilog përmbajtësor përveçse konfirmim për vazhdimin e këtij procesi.

“Situata politike nuk ka ndryshuar gjë, që do të mund t’i jepte rrjedh tjetër edhe dialogut apo takimit të sotëm të kryenegociatorëve në Bruksel, prandaj nuk do ketë kurfarë epilogu përmbajtësor përveç se konfirmim për vazhdimin e këtij procesi, edhe pse, asnjëra palë deri më tash nuk e ka deklaruar të kundërtën. Përtej kësaj, kërkesat e të dërguarve special do të ripërsëriten kundrejtë palëve, që kanë të bëjë me përkushtimin për dakordësi për pranim të kërkesave që vijnë nga emisarët” tha Pula për “Gazeta Blic”

Ai tha se përfaqësuesit tanë politik duhet t’i rezistojnë çdo lloj trysnie për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit.

“Rezultatet nga takimi i sotëm do të jenë burim edhe i situatës së rënduar dhe e padrejtë kundrejt palëve, mbase specifikisht duhet kujtuar edhe kërcënimet që na janë bërë për shkak të rezistencës tonë për mospranim të kërkesave absurde në formë të një trajtshme nga ana e emisarit Miroslav Lajčák dhe të tjerëve. Ajo çfarë është parësore e substanciale është që Republika e Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj politik, duhet rezistuar çdo lloj trysnie për t’a mbrojtur kushtetutën e vendit, pavarësisht se sa takime do organizohen si ky i sotmi” përfudnoi Pula përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Në lidhje me takimin ka folur dje edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai deklaroi se agjenda është njëjtë si në të kaluarën, nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano raporton “Gazeta Blic”.

Stano: Nesër në takimin e dialogut flitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit