Tottenham dhe Arsenal janë në garë të ngushtë për sigurimin e një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Spurs ndeshjen e fundit do të përballen me ekipin e Milot Rashicës, Norwich City të cilët tashmë e kanë të pamundur mbijetesën në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi finlandez i Norwich, Teemu Pukki ka ngjallur shpresat te Gunners për një kualifikim në Champions League pasi ka siguruar fansat se do ta fitojnë këtë duel.
“Është qëllimi ynë të përfundojmë të 19 në tabelë. Ne do ta fitojmë ndeshjen kundër Tottenham sepse është ndeshja e fundit si vendas, do mundohemi ta bëjmë këtë për fansat tonë në stadium të dielën”, tha ai.
Spurs aktualisht pozicionohen në vendin e 4’të në klasifikim me dy pikë më shumë se Arsenal që gjenden në pozitën e 5’të, kurse ndeshjen e fundit e luajnë me Evertonin.
/GazetaBlic Sport/


