Showtime

Publikon në faqen për të rritur me pagesë, Enca flet për herë të parë për fitimet nga Onlyfans!

07/11/2021 11:07
nga:Genita C

Enca Haxhia kohë më parë ka bërë të ditur se ka hapur llogarinë e saj në faqen për të rritur “Onlyfans” ku publikon foto dhe video kundrejt pagesës.

Për herë të parë rreth kësaj teme ajo ka folur në prive.

E pyetur se sa po fiton nga faqja ajo u përgjigj me “Marshallah” duke treguar kështu se fitimet janë të mëdha.

Tutje Enca ka treguar se faqen nuk e përdor vetëm për të hedh foto.

“Nuk e kam vetëm për foto të nxehta, komunikoj shumë me fansat aty, hedh informacione për new songs apo qa jam duke bërë në përditshmëri ama edhe foto të nxehta ke sa të duash”, tha Enca.