Lajme

Publikoi video me armë në rrjete sociale, arrestohet e më pas lirohet

02/20/2024 08:29
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale video me armë zjarri.

Policia bën me dije përmes raportit se i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën dhe disa fishekë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.