Lajme

Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet një grua në Lipjan

08/13/2025 09:19
nga:N K

Në Lipjan, policia ka shoqëruar një grua e dyshuar se disa muaj më parë kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 maj 2025, ndërsa arma e tipit pistoletë është sekuestruar nga policia.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.