Lajme

Publikoi video duke gjuajtur me armë në Tik Tok, i konfiskohet arma e nuk gjendet i dyshuari

08/25/2021 09:57
nga:Y I

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Sipas raportit të policisë i dyshuari ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tok duke shtënë me armë zjarri.

Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari armën e kishte pa leje.

I dyshuari për kryerjen e veprës akoma nuk është kapur nga policia.

Rasti po vazhdon akoma të hetohet nga policia e Kosovës.

“Fsh. Milloshevë, Obiliq 24.08.2021 – 18:24. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes Tik Tok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”