Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një burri në Novëbërdë, pasi i njëjti kishte publikuar foto me armë në rrjete sociale.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Llabjan, Novobërdë 08.12.2025 – 18:20. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.


