Showtime

Publikohet video ku Donaldi e puth Beatrixën para se te flej

11/30/2021 17:20
nga:Genita C

Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix brenda shtëpisë së famshme “Big Brodher VIP”, është duke u komentuar mjaft shumë duke qenë në krye të mediave rozë.

Derisa ditën e 28 nëntorit dyshja bënë edhe dush së bashku e që u ngacmuan edhe nga banorët tjerë të cilët po i mbështesin dhe po iu thonë se shkojnë shumë bashkë

Mbrëmjen e kaluar, para se të flinte gjumë, moderatori Veshaj nuk hezitoi të shkonte tek krevati i Beatrix, të cilën e puthi në qafë dhe i tha “natën shpirti”.