Sporti

Publikohet video tjetër e Perez: Cristiano është i sëmurë, nuk është normal

07/14/2021 09:54
nga:E K

Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez janë duke iu publikuar videot e vitit 2012 kur fliste keq për lojtarët.

Dje, u publikua video ku Perez ofendonte Raul Gonzalez dhe Iker Casillas, ndërsa të njëjtat fjalë mesa duket i ka pasur edhe për Cristiano Ronaldon.

Perez e kishte quajtur të çmendur golashënuesin e tyre më të mirë në histori.

“Cristiano është i çmendur. Ky djalë është idiot, njëri i sëmurë. Mendoni se ky djalë është normal, por nuk është, ndryshe nuk do bënte gjërat që po bën”, kishte thënë ai, në videon e publikuar nga El Confiedencial.

Ndërkohë, Perez dje bëri të ditur se avokatët janë duke u marrë me këto video të publikuara