Cult

Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”

07/28/2021 15:34
nga:G C

Netflix ka publikuar trajlerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”.

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 shtator.

Sipas njoftimit zyrtar të platformës popullore, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.

Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.

‘La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Ndërkohë, është publikuar edhe pak nga traileri i parë i sezonit të pestë.