Cult

Publikohet traileri i filmit ‘Wonderwell’ në të cilin luan edhe Rita Ora

06/19/2023 08:44
nga:G C

Është publikuar traileri i filmit ‘Wonderwell’, në të cilin luan edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, shkruan KultPlus.

Filmi është një fantazi aventureske për një vajzë 12-vjeçare (Kiera Milward) e cila bie në një mbretëri tjetër ku një shtrigë e mirë me emrin Hazel (Carrie Fisher) jeton përkrah natyrës. Megjithatë, duket se jo gjithçka është ashtu siç duket në botën reale si stilistja dhe shtriga e mundshme e keqe, Yana (Rita Ora) është e mërzitur me Hazelin për marrjen e vajzës. Ajo që shpaloset duket si një film vizualisht mahnitës me shumë imagjinatë dhe një ton zemër.

Pra një përrallë që zhvillohet midis Italisë së ditëve moderne dhe një mbretërie imagjinare pak më përtej, Wonderwell ndjek Violet, një vajzë naive dhe kureshtare 12-vjeçare, në një udhëtim emocionues që e transformon botën e saj përgjithmonë.

Filmi është bërë me regji të Vlad Marsavin dhe skenar të William Brookfield, përderisa aktorët të cilët marrin pjesë në film janë: Rita Ora, Carrie Fisher, Kiera Milëard, Nell Tiger Free, Sebastian Croft, Vincent Spano, Megan Dodds, Lloyd Oëen, Niccolò Besio, Romany Gilmour etj.