Cult

Publikohet traileri i filmit ‘Cinderella’, Camila Cabello në rolin kryesor

07/02/2021 14:43
nga:G C

Camila Cabello ka publikuar trailerin e filmit ku ajo do të ketë rolin kryesor. Bëhet fjalë për një version tjetër të filmit të Hirushes.

Historia tashmë dihet, por megjithatë do të vijë me disa ndryshime. Në këtë përshtatje, Hirushja është një rrobaqepëse. Thënë kjo, ajo nuk mund të shkojë në ballon e princit (Nicholas Galitzine) derisa “zana e saj” (luajtur nga Billy Porter) e lejon të hyjë brenda. Ka muzikë, shkëlqim dhe magji. Ah, dhe shumë humor gjithashtu.

Cabello e publiko trailerin në rrjetin social Twitter. “Një nga përvojat më magjike të jetës sime. Mezi pres ta shihni”, shkroi Camila në publikimin e trailerit.

Ndërkaq, Cabello poashtu ka bërë të ditur se premiera e filmit do të jetë më 3 shtator të këtij viti.