Lajme

Publikohet raporti i plotë i punës 100 ditore të Qeverisë Kurti

07/06/2021 16:55
nga:Gazeta Blic

Sapo është publikuar në faqen e Zyrës së Kryeministrit raportin 100-ditësh i Qeverisë Kurti II.

Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 23 mars – 1 korrik 2021, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 mars 2021.

Në të paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

Sipas njoftimit, së shpejti do të publikohet edhe versioni në gjuhën serbe dhe angleze, i raportit 100- ditësh të Qeverisë, të cilin do të mund ta gjeni në faqen e Zyrës së Kryeministrit.

Gjeni KËTU raportin e plotë.