Lajme

Publikohet raporti i Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës, Kosova renditet e 39-ta

12/04/2022 22:57
nga:G B

Gjatë këtyre ditëve është publikuar raporti “International Mathematical Olympiad”, i cili liston vendet evropiane për nga njohuritë mbi matematikën.

Në këtë raport Kosova është renditur nga fundi i tabelës kur bëhet fjalë për vendet evropiane.

Sipas këtij raporti pas Kosovës janë vetëm Islanda, Luksenburgu, Mali i Zi dhe Lihtenshtajni.

Ndërsa shtetet që u rënditen të parat janë Rumania, Gjermania, Izraeli, Italia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar

Lidhur me këtë raport dhe rezultate ka komentuar inxhinieri, Ermal Sadiku. Përmes një postimi Sadiku ka thënë se “i kemi punët mirë” me matematikë.

“Mire i kemi punet ne matematike…sjemi ne fund”, ka shkruar Sadiku.