Lajme

Publikohet raporti i MSH-së, rritje e rasteve me Covid

06/26/2022 12:11
nga:G B

Është rritur sërish numri i rasteve me Covid në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 52 raste pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 6 doza të vaksinës kundër Covid.

Njoftimi i plotë:

26 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.

Në total numri i rasteve aktive është 250.