Sporti

Publikohet orari i plotë i ndeshjeve të Dritës në Ligën e Konferencës

08/30/2025 20:50
nga:Sh R

Ekipi i Dritës do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës për edicionin 2025/2026 dhe tashmë është bërë i ditur orari i plotë i ndeshjeve që ata do t’i zhvillojnë.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit ia dolën ta sigurojnë kualifikimin historik pasi e mposhtën ekipin nga Luksmeburgu, Differdange, në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Shorti i hedhur gjatë ditës së djeshme (e premte) e ka vënë përballë Dritën me emra të njohur të futbollit evropian si AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano, teksa spikat edhe ndeshja me klubin tjetër shqiptar Shkëndijën.

Sipas sistemit të UEFA-s, Drita do t’i luajë tri ndeshje si vendas dhe tri si mysafir.

Ky është orari i plotë i ndeshjeve të Dritës:

KuPS – Drita – 2 tetor 2025/ 20:45

Drita vs Omonia – 23 tetor 2025/ 18:45

Shelbourne vs Drita – 6 nëntor 2025/ 21:00

Drita – Shkëndija – 27 nëntor 2025/ 21:00

Drita – AZ Alkmaar – 11 dhjetor 2025/ 18:45

Rayo Vallecano – Drita – 18 dhjetor 2025/ 21:00