Showtime

Publikohet një version për skenarin e “Big Brother” që thotë se Ilir Shaqiri është fituesi

02/19/2022 00:37
nga:G C

Televotimi është hapur vetëm për dy finalistët e që janë Iliri dhe Donaldi.

Publiku po vazhdon të votojë, ndërsa një fotografi po qarkullon në rrjete sociale e cila paraqet një version nga skenari i natës finale, por nuk dihet se sa mund të jetëi saktë.

Krahas të tjerave, aty është shënuar edhe emri i fituesit e që është balerini, Ilir Shaqiri.

Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një aludim sepse githçka mund të ndryshojë në momentin e fundit.

Theksojmë se, për momentin, Iliri po merr befasinë e tij nga “Vëllai i Madh” i cili dha një performancë të jashtzakonshme duke vallëzuar balet bashkë me nënën e tij e cila u rikthye në skenë baleti pas 30 viteve.