Ekipi shqiptar, ‘Bad News Eagles’ ka fituar ballafaqimin e parë ndaj ekipit rus, Entropiq, në kualifikime për turneun më të madh në botë të CS:GO.
Ndeshja u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë, teksa ekipi shqiptar fitoi në “Overtime” pas paraqitjes të shkëlqyeshme kryesisht nga ‘rigoN’ dhe ‘juanflatroo’, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një moment të lojës, Flatron Halimi i njohur si ‘juanflatroo’ ishte i papërmbajtshëm, duke eliminuar i vetëm të gjithë ekipin kundërshtar.
Komentimi nga Ernest Xhoci, ishte diçka epik dhe ka bërë jehonë tashmë.
Ja momenti:


