Barcelona e ka kompletuar mbrëmë transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali.
Fillimisht kishte pengesa në marrëveshjen mes katalunasëve dhe gabonezit, pasi ky i fundit nuk kishte marrë leje nga The Gunners për të fluturuar për në spanjë.
Mirëpo, Arsenali në fund vendosi që ta lironte Aubameyangun dhe e lejoi të kalonte si lojtar i lirë.
Gabonezi paguhej 418 mijë euro në javë, andaj skuadra londineze ka shpëtuar nga paga e tij e majme, duke e lënë të lirë.
Tashmë janë publikuar edhe pamje nga firmosja e kontratave mes Barcelonës dhe Aubameyangut, derisa në foto shihet edhe presidenti Joan Laporta.
Aubameyang do të prezantohet sot si lojtar i Barcelonës, derisa do të mësohen edhe detaje të tjera të kontratës.