Cult

Publikohet lista zyrtare e shteteve pjesëmarrëse në Eurosong 2022

10/21/2021 14:06
nga:G C

41 shtete janë prezantuar zyrtarisht si pjesëmarrëse në Eurovision Song Contest 2022 që do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Edicioni i ri do të mbahet në Torino me datat 10, 12 dhe 14 maj 2022 pas fitores që grupi Maneskin i solli Italisë.

Në mesin e shteteve që kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen është edhe Shqipëria, e cila figuron edhe në videon promovuese.

Kujtojmë se Kosovës ende nuk i lejohen konkurimi në këtë festival përkundër lobimeve të shumta ndër vite.