Sporti

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e qershorit

05/23/2022 15:46
nga:Lorik J

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain ​Giresse publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor. Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

I ftuar për herë të parë është Donat Rrudhani, mungojnë Florent Hadërgjonaj, Elbasan Rashani, Leart Paqarada.