Shqipëria sot mësoi kundërshtarët e grupit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Në shortin që u hodh në Hamburg kuqezinjtë u përzgjodhën të jenë në grupin B me kundërshtarë tejet të vështirë si: Spanja, Kroacia dhe Italia, shkruan GazetaBlic Sport.
Përveç kundërshtarëve, Shqipëria poashtu mësoi se edhe kur do ketë ndeshjet gjatë “Euro 2024”.
Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë me 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, pastaj ndaj Kroacisë me 19 qershor në Hamburg dhe ndeshjen e fundit të grupit B, Shqipëria e luan ndaj favoritit kryesor të këtij grupi, Spanjës me 24 qershor në Dusseldorf.

/GazetaBlic Sport/


