Lajme

Publikohet i plotë aktgjykimin për zgjedhjen antikushtetuese të Nenad Rashiqit

02/04/2026 16:40
nga:Genita C

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik tekstin e plotë të aktgjykimit në lëndën e parashtruar nga Igor Simiq, së bashku me nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit Kosovës.

Njoftimi lidhur me çështjen e nënkryetarit ishte publikuar javën e kaluar, ndërsa sot Gjykata Kushtetuese ka publikuar edhe arsyetimin e plotë të këtij vendimi.

Sipas aktgjykimit, Kushtetuesja ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, s’ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit.