Sporti

Publikohet formacioni i sezonit në Premierligë

05/05/2023 21:39
nga:E K

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit, Premierliga angleze ka publikuar formacionin më të mirë të vitit.

Ky formacion është zgjedhur nga votat e tifozëve, në bashkëpunimin me “EA Sports”.

Në 11-shen më të mirë për sezonin 2022/23 dominojnë futbollistët e Arsenalit, ku katër futbollistët janë nga radhët e “Topçinjëve”.

Ramsdale, Saliba, Zinchenko e Odegaard janë katër futbollistët e Arsenalit që janë përfshirë në formacionin e vitit.

Nga radhët e Manchester Cityt, në formacionin e vitit janë futur, Ruben Dias, De Bruyne dhe Haaland.

Rashford e Casemiro nga Manchester United, Tripper i Newcastle dhe Salah nga Liverpooli gjithashtu janë pjesë e formacionit të vitit të Premierligës angleze.