Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021.
Në fletvotimin e publikuar nga KQZ, vërehet një dallim nga fletvotimet e 14 nëntorit.
Përveç ngjyrës së fletvotimit, që tashmë është e ndryshme, në fletvotimin e ri shkruan edhe fjala rivotim.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunë si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera.
Votimi Përmes Postës
kqz-ks.org
Fillon periudha e votimit për votuesit jashtë Kosovës nga komuna e Dragashit