Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka biseduar me raportuesin dhe redaktorin amerikan, Matthew Campbell, njëkohësisht dhe autorin e një artikulli të publikuar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti njofton se me redaktorin amerikan kanë diskutuar për artikullin që flet për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ky artikull është publikuar në gazetën “The Times and the Sunday Times”.
In a tiny state where Blair and Clinton are idolised, a Nato success story is threatening to turn very sourhttps://t.co/Qby9YogEGU
— The Times and The Sunday Times (@thetimes) April 16, 2023
“Diskutuam mirënjohjen e Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar, rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to talk to Matthew Campbell @Mcinparis for today’s article in @thetimes. We discussed ??’s gratitude toward ??, the danger of Serbia exploiting the Specialist Chambers to rewrite history, and Russia viewing the Balkans as a front against NATO.https://t.co/0yP1a9V2pG
— Albin Kurti (@albinkurti) April 16, 2023