Sporti

Publikohen prapaskenat, Lewandowski lider i vërtetë, fjalimi i tij motivues para ndeshjes me Uellsin

09/27/2022 09:27
nga:Lorik J

Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, polakët mposhtën 1-0 Uellsin në Cardiff.

Prapaskenat e kësaj ndeshjeje janë publikuar në kanalin në YouTube të kombëtares polake.-

Pak para se të dilte në fushë, foli Lewandowski para ekipit, i cili motivoi ata para këtij ballafaqimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Duhet të tregojmë guxim në fushë që duam të luajmë, duam të mbajmë topin, duam të shënojmë një gol. Pa bërë këtë, asnjë nuk do të na ndihmojë”, filloi ai.

“Ne jemi një përfaqësuesi që duhet të luftojmë dhe kësaj duhet t’ia shtojmë cilësinë tonë. Vetëm kështu mund të fitojmë dhe të marrim pikë. Dhe kjo është detyra jonë.”