Lajme

Publikohen për herë të parë këto pamje të Smajl Haradinajt, babait të Nasim Haradinajt

01/13/2022 14:02
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka publikuar një fotografi të rrallë të babait të Nasim Haradinajt – Smajl Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Smajl Haradinaj, i cili ishte mësues me profesion, shihet me nxënësit e tij.

Salihu shkruan se Smajl Haradinaj mbajti burgje të gjata bashkë me gjithë familjen, përfshirë vajzën 15 vjeçare e djemtë 16 dhe 17 vjeçarë.

Shkrimi i plotë:

Mësuesi Smajl Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit me nxënësit e tij. Fotografi e marrë nga një libër i Sinan Hasanit, ish-kryetarit të Jugosllavisë, i cili flet zi e terr për mësuesin Smajl dhe familjen Haradinaj.

Dmth, kur të fyen Sinan Hasani (me drugarët e tij) dhe të akuzon për nacionalizëm e irredentizëm, dije se ke qenë një shqiptar i madh.

I tillë ishte mësuesi Smajl. Ai mbajti burgje të gjata bashkë me gjithë familjen, përfshirë vajzën 15 vjeçare e djemtë 16 dhe 17 vjeçarë. Akoma sot, burgje të tjera rëndojnë mbi familjen Haradinaj. Njëri djalë i tij, Nasimi, që Serbia e dënoi dhe torturoi si fëmijë 17 vjeçar, sot vazhdon të përballet me gjyqe e burgje, duke e mbrojtur me po aq pasion të drejtën e popullit të tij për liri.