Sporti

Publikohen pamjet, momenti kur ‘Shvercerat’ sulmojnë lojtarët e Shkëndijës

11/09/2022 13:34
nga:L J

Është ndërprerë derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Skuadra e Shkëndijës ka kaluar në avantazh me golin e Elezit, por menjëherë pas realizimit është ndërprerë dueli – shkaku i ngjarjeve të pazakonta, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e Shkupit, Shvercerat kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës, me ç’rast është nevojitur intervenimi i Policisë.

Disa tifozë janë futur në fushë, teksa kanë hedhur gjësende dhe shumë mjete piroteknike.

Ja pamjet e publikuara nga kanali zyrtar i Shkëndijës në Youtube gjatë transmetimit direkt: