Lajme

Publikohen pamjet e largimit të ushtarëve ukrainas nga fabrika Azovstal (VIDEO)

05/17/2022 14:00
nga:Astrit Gashi

Në rrjetet sociale është publikuar një xhirim, ne të cilin mund të shihen ushtarët e fundit ukrainas duke u larguar nga fabrika Azovstal, në Mariupol.

Pas largimit të ushtarëve, Ukraina edhe zyrtarisht i ka dhënë fund operacioneve ushtarake në qytetin e Mariupolit, i cili tani kontrollohet nga forcat ruse.

Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Mikhailo Podolyak, deklaroi se mbrojtësit e Mariupolit e kanë ndryshuar kursin e luftës.

“83 ditët e mbrojtjes së Mariupolit do të hyjnë në histori si Termopilet e shekullit të 21-të”, deklaroi Podolyak.