Sporti

Publikohen pamjet, drejtori i Real Madridit shihet në aeroport, niset për në Paris?

08/30/2021 15:14
nga:Lorik J

Drejtori i Real Madridit, Jose Angel Sanchez është parë para pak minutash në aeroportin e Madridit.

Mediumi spanjoll, ‘Golazo’ ka publikuar pamjet ku shihet se Sanchez arrin në aeroport, shkruan GazetaBlic Sport.

Marca ndërkohë raporton se PSG ka kërkuar 200 milionë euro për Kylian Mbappe.

José Angel Sánchez është drejtori i Real Madridit që zakonisht është përgjegjës për negociatat me klubet e tjera.

Raportohet se ai mund të udhëtojë për në Paris që të mbyllë marrëveshjen.

/GazetaBlic Sport