Lajme

Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal që gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK – ShSKUK

01/28/2026 19:09
nga:Sh R

Në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK/ ShSKUK -së si dhe në klinikat përkatëse të QKUK -së.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, SHSKUK njofton se “lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht në baza mujore, ndërsa ShSKUK është duke punuar që sapo të krijohen kushtet teknike ky përditësim të bëhet në baza javore, me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të saktë të publikut”.

Detajet në linkun më poshtë: