Lajme

Publikohen fotografitë: Radojçiq para dy muajsh në tubim me ministrin e Qeverisë, Goran Rakiq dhe Vuçiqin

12/11/2021 12:32
nga:M K

Presidenca e Kosovës ka publikuar fotografi të mafiozit serb, Milan Radojçiq në një tubim në Rashkë në tetor të këtij viti, bashkë me Listën Serbe dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Kryeshkëshilltari i Osmanit, Blerim Vela, teksa ka publikuar këto fotografi të Radojçiqit në tubimin e Vuçiqit, ka thënë se ai është instrument i regjimit të Vuçiqit për të kryer aktivitete kriminale.

“Radoiçiq, kreu i grupit kriminal në veri të Kosovës, është instrument i regjimit të Vuçiqit të Serbisë për të kryer aktivitete kriminale, politike dhe destabilizuese në Kosovë”, ka shkruar Vela.

Aty shihet edhe ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq.

Prezenca e Radojçiq në takimin me Vuçiq kishte ndodhur pikërisht në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri.