Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

07/12/2022 08:39
nga:G B

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas vendimit, çmimi për naftë është 1.75 € për litër, për benzinë 1.69 dhe për gas 0.78 euro për litër.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.