Showtime

Publikohen audio -incizimet kur Depp i kërkonte Heard ta priste me thikë

04/22/2022 16:57
nga:Genita C

Dyshja Amber Heard dhe Johnny Depp po hyjnë në ditën e gjashtë të gjyqit.

Jurisë së Virginias iu shfaq audio -incizimi në të cilin Depp i lutej që Heard ta priste me thikë.

Thika në fjalë kishte mbishkrimin “Deri në vdekje” në spanjisht, si dhe “Slim”, pseudonimi i zotit Depp për ish-gruan e tij.

‘Doni të më preni diku?’, dëgjohej aktori Depp në audio – inçizim.

‘Lëre thikën poshtë! Hidhe thikën poshtë. Mos e bëj këtë Johnny’, përgjigjej Heard.

Ajo është paditur për 50 milionë dollarë nga zoti Depp për të nënkuptuar se ai e ka abuzuar me të në një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për  The Washington Post. Gjyqi po mbahet në Fairfax, Virxhinia, sepse gazeta ka serverë atje për edicionin e saj online.

Avokatët e Heard argumentojnë se Depp abuzoi me aktoren e “Aquaman” fizikisht dhe seksualisht, dhe pretendojnë se mohimet e tij nuk janë të besueshme, sepse ai shpesh ishte shumë i dehur ose i lodhur për të kujtuar atë që ndodhi.

Johnny kishte vënë në pah edhe lidhjen e Amber Heard me Elon Musk, ndërkaq ky i fundit ia kishte blerë edhe një veturë luksoze aktores.

Në një intervistë të dhënë më parë, Elon i hodhi poshtë këto aludime duke thënë se romanca e tyre e shkurtër ndodhi pas ndarjes së artistes nga Depp.