Lajme

Publikimi i sondazheve: Vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes pas rënies nën 40%

06/17/2022 20:22
nga:Gazeta Blic

Pas publikimit të sondazheve gjatë ditës së sotme, ku Vetëvendosje ka rënë nën 40 për qind, ka ardhur edhe reagimi i parë nga partia e drejtuar nga Albin Kurti.

Është deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci ai i cili ka ironizuar me sondazhet, raporton Gazeta Blic.

“Kështu diçka thoshin edhe sondazhet para zgjedhjeve por pastaj foli populli”, ka shkruar ai, duke komentuar këto sondazhe.

Ndryshe, sipas sondazhit të UBO- Vetëvendosje ka rënë në 40%, derisa PDK vazhdon të jetë e dyta dhe LDK e treta.

Derisa në sondazhin e publikuar nga Nacionale, VV ka rënë në 34%, derisa LDK me rreth 25% e dyta, dhe PDK e treta.

Publikohet sondazhi: VV bie nën 40%, PDK e dyta, LDK e treta