Ish ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, pas publikimit të përgjimeve me Slavko Simiç, nga gazeta Nacionale, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të ‘nënshtrim.’
Postimi i saj i plotë:
Morali i fabulës: koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të ‘nënshtrim.’
Dorëheqja e deputetes Kusari nuk mjafton!


