Liga e Kampionëve vjen me ndeshje spektakolare në fazën e 1/8-tës.
Pa asnjë dyshim, kryendeshja do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, atje ku do të përballen Real Madrid dhe Atletico Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Derbi madrilen ka qenë gjithmonë i rivalizuar dhe i ‘zjarrtë’, por sonte pritet të jetë i mbushur me spektakël dhe gola, sepse si asnjëherë më parë, forca e dy skuadrave duket të jetë e njëjtë, gjë që e dëshmon edhe me renditjen në La Liga.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes PSV dhe Arsenal, me ‘Topçinjtë’ që nuk pritet ta kenë aspak të lehtë ndeshjen e parë në Holandë.
PSV: Benitez; Ledezma, Flamingo, Boscagli, Junior; Veerman, Schouten; Bakayoko, Saibari, Lang; De Jong
Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Odegaard, Partey, Rice; Nwaneri, Merino, Trossard
/GazetaBlic Sport/


