Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.Z., i cili ngarkohet se mashtroi shtetasen gjermane A.K.L., përmes rrjeteve sociale.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri G.Z., me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarën A.K.L shtetase e Gjermanisë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i pandehuri i lartcekur ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga nenin 323, paragrafi 1 të KPRK-së.


