Lajme

PSRK akuzon një person për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare

09/03/2021 16:58
nga:Y I

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të premten, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I.G., për veprën penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se aktakuza është ngritur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.Sipas komunikatës, I.G. ngarkohet me veprën penale nga neni 167, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që bën kanosje serioze se do të kryejë vepër penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.”, thuhet në paragrafin 4 të nenit të lartpërmendur. /BetimipërDrejtësi