Lajme

Psikologia ngre alarmin: Në sjelljet delikuente të adoleshentëve po ndikon teknologjia dhe substancat narkotike

2 ditë më parë
nga:G C

Psikologia Lule Alidema ka theksuar rritjen e rasteve me sjellje delikuente te adoleshentët dhe faktorët që ndikojnë në këtë fenomen.

Ajo për GazetaBlic ka deklaruar: “Nëpër çdo ditë e tutje në vendin tonë fatkeqësisht veçsa po shënon rritje numri i rasteve me sjellje delikuente deri ato me fatalitet te moshat e reja/adoleshentët.”

Sipas saj, faktorët e mundshëm janë “edukimi qysh nga fëmijëria e hershme, trajtimi poashtu gjatë rritjes, modeli në cilin u rritë qysh nga fëmijëria e hershme” dhe ndikimi i “teknologjisë, substancave narkotike etj.”

Alidema gjithashtu thekson rëndësinë e ndihmës profesionale: “Mungesa e kërkimit për ndihmë profesionale-psikologut nga ana e prindërve për fëmijët e tyre gjatë periudhave të rritjes së fëmijës së tyre” është një faktor kyç.

Ajo beson se “ndihma profesionale është shumë e nevojshme për fëmijët gjatë zhvillimit” dhe se “bashkëpunimi me psikologun është shumë me rëndësi, i nevojshëm dhe me interes për fëmijët, prindërit dhe rrethin.”

Sipas psikologes, “sot për një rritje të fëmijës me shëndet të plotë psikofizik është domosdoshmëri asistenca e vazhdueshme e psikologut” dhe se roli i psikologut “nuk duhet të shihet tabu por nevojë e domosdoshme dhe jo vetëm për fëmijë e adoleshent, por edhe për të rriturit/ çdo njeri.” /GazetaBlic/