Lajme

Psikologia Mimoza Shahini rrëfen sfidën me kancerin: Diagnoza ishte një sfidë në vete

11/01/2026 20:40
nga:L J

Psikologia Mimoza Shahini ka rrëfyer përvojën e saj të vështirë me sëmundjen e kancerit, duke treguar momentet e para kur gjendja e saj shëndetësore ndryshoi papritur dhe se si u përball me diagnozën që nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Kam qenë duke punuar në këtë zyrë, kur papritur mua m’u ndërpre e folura. Stafi këtu më dërgoi në emergjencë. Derisa shkova në emergjencë, unë u kthjella, po e merrja veten”, rrëfen Shahini.

Ajo tregon se pas kryerjes së rezonancës magnetike, komunikimi me njerëzit përreth i dukej i çuditshëm, pasi vetë ndihej mirë dhe përpiqej të gjente një shpjegim për atë që i kishte ndodhur.

“Në mendjen time mund ta kisha menduar: a pata sulm epileptik, a pata një sulm të vogël, çfarë pata? Mundohesha të jepja zgjidhjen, por që isha me kancer, këtë gjë as në mendje nuk e solla”, shprehet ajo.

“Diagnoza e tumorit ka qenë për mua një sfidë në vete”, përfundon Shahini.

Ajo tregon se vendimin për t’u operuar e mori pas vetëm tre ditësh, operim i cili zgjati tetë orë, por kjo nuk e ndaloi që menjëherë të iu rikthehet aktiviteteve dhe profesionit të saj./GazetaBlic