Sporti

PSG udhëheq garën për Mendy

01/08/2023 15:02
nga:E K

Paris Saint Germain kërkon shërbimet e Ferland Mendy.

Sipas ‘El Nacional’, PSG tani po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Ferland Mendy, për të forcuar pozicionet e tyre mbrojtës.

Mendy thuhet se nuk vlerësohet më në Real Madrid, të cilët janë të gatshëm ta shesin atë për 50 milionë euro, një tarifë që PSG-ja është më shumë se e gatshme ta përballojë.

Megjithatë, raporti thotë se Manchester City ende nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi francez të cilin Pep Guardiola e sheh si partnerin perfekt për Joao Cancelo.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Mendy.