Sporti

PSG shumë afër transferimit të Ferran Torres

08/02/2026 15:47
nga:L J

Paris Saint-Germain po përparon në transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, me negociatat që po shkojnë pozitivisht dhe kushtet personale që janë dakorduar tashmë, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Kampionët francezë thuhet se janë të sigurt për përfundimin e transferimit sapo të finalizohen detajet e mbetura.

Përveç ndonjë komplikimi të vonë, Torres pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031. PSG duhet ende të arrijë një marrëveshje me Barcelonën, por bisedimet po ecin në drejtimin e duhur pasi Luis Enrique kërkon të forcojë opsionet e tij sulmuese.

Reprezentuesi spanjoll iu bashkua Barcelonës nga Manchester City në vitin 2022 dhe është nën kontratë deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport